Rreth biznesit MAESTRO OLEG ARAPI
Ofron
OLEG ARAPI - Opera & Symphonic Conductor
Ambasador i kulturës muzikore shqiptare në skenat ndërkombëtare
BIOGRAFIA ARTISTIKE
Oleg Arapi është dirigjent operistik-simfonik me formim akademik të plotë dhe përvojë të konsoliduar ndërkombëtare.
Në vitin 1988 përfundoi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, dega Dirigjim, me rezultate maksimale.
Në vitet 2004–2006 kreu doktoraturën me sukses të shkëlqyer në Konservatorin “Tchaikovsky” të Moskës, në degën Dirigjim Operistik-Simfonik, ne klasen e Profesor L. V. Nikolayev.
Karriera e tij përfshin drejtimin e koncerteve ne Shqiperi, mbi 200 koncerteve në Itali dhe paraqitje në skena prestigjioze në Evropë, Amerikën Latine dhe Azi.
EKSPERIENCA NDËRKOMBËTARE
Si dirigjent i ftuar ka bashkëpunuar me orkestra filarmonike në:
Poloni
Ukrainë
Ekuador – National Orchestra of Quito
Pragë
Shenzhen (Kinë)
Mendoza (Argjentinë)
Moskë, Shën-Petersburg, Kazan, Voronezh (Rusi)
Civitanova (Itali)
Prizren
Prishtinë
Sarajevë
Vatikan, etj.
REPERTORI
Repertori i tij përfshin operat:
Verdi – La Traviata, Il Trovatore
Puccini – La Boheme, Madama Butterfly
Bizet – Carmen
Donizetti – Don Pasquale
Si dhe vepra simfonike të kompozitorëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Më 29 prill 2014 realizoi premierën botërore të operës “La cartomante” nga kompozitori italian Salvatore Valente.
PRESS & VLERËSIME
Iwona A. Siedlaczek shkruan në gazetën polake “Lublin Kulturë” (20.02.2011): “Dirigjenti Oleg Arapi mund të quhet Ambasador i Kulturës Muzikore të vendit të tij.”
Pas interpretimit të uverturës nga filmi “Liri a vdekje” të Kujtim Laros (1947–2004), publiku polak e priti me entuziazëm këtë vepër me tingëllim monumental.
Kompozitori amerikan Alvin Singleton u shpreh pas një koncert me orkestren e Harqeve te RTSH-se: “Veprat e mia janë interpretuar nga shumë orkestra prestigjioze në botë, por më pëlqeu pa masë mënyra e konceptimit dhe realizimit nga dirigjenti Oleg Arapi.”
Fitues i çmimeve dhe medaljeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
KONTAKT & BOOKING
Disponibël për:
Koncerte operistike
Projekte simfonike
Festivale ndërkombëtare
Bashkëpunime me filarmonitë
Për bashkëpunime artistike, projekte operistike ose koncerte ndërkombëtare, kontaktoni në Whatsapp.
Kontaktet tona
- Emri i biznesit:
- NIPT:
- Administratori:
- Telefoni-Mob:
- Email:
- MAESTRO OLEG ARAPI
- M02122007B
- OLEG ARAPI
- +355 67 414 5745
- [email protected]
- Website:
- Adresa:
- Qyteti:
- Shteti:
- Orari i Punës:
- maestroolegarapi.al
- Rruga e Barikadave te ish kinema 17 Nentori në katin e dytë - Tiranë
- Tiranë
- Shqiperia
- Nga Ora 09:00 deri në 20:00